16:44 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

As pas një ore, seanca e planifikuar për dialogun nuk fillon

Vdekja e një vëllait të deputetes së PDK-së, Megjide Mjaku, ka bërë që seanca të shtyhet për në ora 16:30.

Mirëpo, në këtë seancë kur pritet tëdiskutohet për rezolutën e PSD-së, ende nuk ka filluar, pavarësisht që janë bërë një orë nga koha e caktuar për nisjen e seances.

Seanca e Kuvendit, mungojnë disa deputetët

Madje, në sallë është  kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe vetëm disa deputetë.

Rezoluta e PSD-së kërkon përfshirje të opozitës në negociatat me Serbinë.

Sipas kësaj rezoluta që po pritet të votohet, Shpend Ahmeti do të ishte bashkëkryesues i delegacionit me Fatmir Limajn./Indeksonline/