11:02 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në Prizren vëllezërit rrahën për tokë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Serbicë e Ulët në Prizren dy vëllezër janë rrahur mes vete për tokë.

“Një i dyshuar K/Shqiptar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport të policisë. /Indeksonline/