75 Mall Live Search
12:58 / E Martë, 24 Mars 2026 / H F

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u realizuan dy programe rehabilituese – “Menaxhimi i zemërimit” dhe “Shkathtësitë sociale”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë janë realizuar me sukses dy programe rehabilituese, “Menaxhimi i zemërimit” dhe “Shkathtësitë sociale”, të udhëhequra nga zyrtarët socialë të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se këto programe synojnë zhvillimin e aftësive personale dhe sociale të të burgosurve, duke ndikuar drejtpërdrejt në kontrollin e emocioneve, përmirësimin e sjelljes dhe marrjen e vendimeve të përgjegjshme.

“Ndihmojnë pjesëmarrësit jo vetëm gjatë qëndrimit në institucion, por edhe në përgatitjen për jetën pas lirimit. Certifikatat u dhuruan nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Ridvan Hoti, drejtoresha për trajtim, Trendelina Qorraj dhe ushtruesi i detyrës i drejtorit në QP-së Prishtinë, Salih Ademi”, thuhet në njoftim.