14:42 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Në Qendrën Korrekutese të Dubravës gjenden 61 qese të vogla me narkotikë

Sot, rreth orës 11: 00h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një bastisjeje të organizuar nga Departamenti i sigurimit në zonën industriale (sektori i agrikulturës ) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht 10 metra në brendësi të zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike.

Pas hapjes së  qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në  sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet  se janë substancë narkotike.

Qesja me sasi të  dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme.

Vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futej brenda zonës së banuar.

Displaying 20210303_111422.jpg

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

Displaying DSCN5842.JPG