13:10 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Në QKUK dhe 7 spitale të përgjithshme po trajtohen 270 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se bauar në raportet 24-orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme,  janë duke u trajtuar 270 pacientë pozitivë me Covid-19.


Në klinikat e QKUK-së, ka 186 pacientë, prej tyre në Infektive 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe  2 raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar.

Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 raste të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi.

Në Spitalin  e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirkuara me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në  Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.