22:54 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në QKUK ka ndërruar sot jetë basisti i grupit Jericho

Basisti i grupit Jericho, Suad Jamini, ka ndërruar jetë sot.

Mësohet se Jamini ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngushëllime ka shprehur edhe rockeri nga Prishtina, Rilind Gërvalla, mik i Jaminit.

“Edhe një djalë i ri, një rocker na la. Ngushëllime shoqes Aidë dhe shoqërisë që e njohën Suad Jaminin. Unë e njoha nëpërmes këngës, Jerichos! Kosovën ku na vdesin të rinjtë e shëndosh spitaleve o duhet ta ndryshojmë o do vdesim një nga një, bal!”, ka shkruar Gërvalla.

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.