13:42 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / B O

Në QKUK kryhet operim i rrallë i heqjes së tumorit, udhëhiqet nga Mentor Petrela

Në kuadër të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, falë angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova.
Operimi përfundoi me sukses, pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.

Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje.