14:00 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Në rajonin e Gjilanit, policia u shqipton 165 qytetarëve fletë paraqitje, për mos respektim të masave

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të  masave  të  ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19,  gjatë  datës 03 gushtë 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e pesë  (165) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre  masave.  

“Në Gjilan  janë shqiptuar gjithsejtë pesëdhjetë e dy (52)  fletë paraqitje që u janë dorëzuar inspektorëve sanitar ose edhe janë shqiptuar direkt  gjatë  bashkëveprim me ta në terren. 

Të  gjithë këta persona   janë takuar nga policia duke mos i përfill  vendimin e qeverisë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Rastet e evidentuara nëpër komunat e DR të policisë  në Gjilan: 

Në Komunën  e Gjilanit  pesëdhjetë e dy  (52) fletë paraqitëje,  në  Komunën  e Kamenicës njëzet e tetë  (28) fletë paraqitëje, Komuna e Vitisë (15), Komuna e Kllokotit  katërmbëdhjetë  (14) .

Në tetë raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistua inspektorët sanitar Komunal,  vlen të ceket se  në dy raste të veçanta në komunën e Gjilanit janë mbyll dy lokale hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit  e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .