21:53 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Në selinë e Nismës, drejtpërdrejt ndeshja Angli – Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë qendrore struktura tjera nga kjo parti po e përcjellin bashkërisht ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Limaj ka reaguar në ‘Facebook’, menjëherë pas golit të Kosovës kundër Anglisë.

Ai i ka vlerësuar si heronjtë e Kosovës, lojtarët tanë.

“Çfarë fillimi i jashtëzakonshëm i Kosovës në përballjën kundër Anglisë. Kjo është Kosova jonë. Këta janë heronjtë tanë. Forca Kosova”, ka shkruar Limaj.