Në SHBA çdo 40 sekonda po vdes një person nga COVID 19, për 24 orë 2,157 raste fatale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan2,157 vdekje të reja, të lidhura me koronavirusin, qw i bile se një person humb jetën çdo 40 sekonda në vend.
Kjo është hera e parë që nga maji që vdekjet nga Covid-19 rriten mbi 2,000 brenda një harku kohor prej 24 orësh. Dita me më shumë vdekje ka qenë gjashtë muaj më parë, më 14 prill kur u regjistruan 2,806 raste fatale si pasojë e virusit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Po ashtu, SHBA brenda 24 orëve regjistroi 170,000 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i të shtruarve në spitale shkoi në 87,000.
Ekspertët thonë se numri i rasteve në SHBA mund të rriten ndërsa amerikanët bëhen gati që të festojnë Ditën e Falënderimeve.