16:10 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Në shi, shoferi i Golf-it bën dy tejkalime në vijë të plotë në Pejë!

Shoferin e veturës të tipit “Golf” sot nuk e ndali as shiu që të bëj dy tejkalime të rrezikshme në dalje të autostradës së Pejës.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet vetura duke bërë dy tejkalime në vijë të plotë, duke shtuar rreziqet e mundshme për shkak të shiut.

IndeksOnline po raporton në vazhdimësi raste të tilla në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve në trafik./IndeksOnline/