16:01 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Në shitje Mercedesi i Michael Jordanit

Makina fantastike “Mercedes-Benz” SLR McLaren që i përkiste legjendës së NBA Michael Jordan tani po kërkon një pronar të ri. Mercedesi është një superveturë shumë e rrallë që u prodhua, më 2003.

Vetura kishte plot 722 kuaj fuqi. 700 mijë dollarë vlerësohet vetura, që dikur kishte pronar Michael Jordani. Mercedesi kishte prodhuar vetëm 2157 kopje të kësaj veturë në tërë botë.

Mercedesi i Jordanit ka të kaluar vetëm 1.670 kilometra. Frenat e makinës janë modifikuar, ngase kishte probleme në testimin e fundit./Indeksonline/