Në Shkodër prezantohen katër kupat e Italisë
Italia ka ardhur në Shqipëri për të luajtur një ndeshje që për ne vendasit është e përmasave të mëdha. Në Shkodër, Shqipëria ka pritur katër herë kamopionët e Botës. Një përballje kjo shumë interesante, pasi ka zgjuar interesin e shumë shqiptarëve, jo vetëm në vendin tonë, por kudo ata ndodhen.
Nëpërmjet një iniciative të përbashkët, të ndërmarrë nga ana e ambasadës italiane në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, bashkë me stafin dhe me lojtarët e Italisë, kanë mbërritur edhe katër Kupa të Botës.
Këto kupa Italia i ka fituar në vitet 1934, 1938, 1982 dhe 2016. Kupat, siç dhe shihet nga fotoja janë ekspozuar në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Sportdashësit shkodranë dhe shqiptarë kështu kanë mundësi të shohin kupat, por jo vetëm kaq, ata edhe mund të bëjnë fotografi shumë pranë Kupave të Botës që ka fituar Italia.
Katër kupat janë vendosur në atë vend që në orën 12.00 të së hënës deri në orën 21.00, kohë kur dhe nis ndeshje kaq shumë e pritur nga shqiptarët, ndërmjet ekipit tonë përfaqësues kombëtar shqiptar dhe atij italian./Shekulli