17:01 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Në Shqipëri 12 të vdekur dhe 832 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 12 viktima nga koronavirusi, ndërsa 832 janë të infektuarit që janë zbuluar nga testimet që janë bërë në të gjithë vendin. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19.