16:34 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Në Shqipëri tre të vdekur dhe 288 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se sot janë regjistruar 288 raste të reja me Covid-19 dhe 3 viktima. Në 24 orët e fundit janë shëruar 51 pacientë, ndërsa situata në spitale vijon të jetë e rënduar. Aktualisht në spitalet Covid, por marrin trajtim 280 pacientë.

Shqipëria po vazhdon të ketë shifra të larta të infektuarve me Covid-19, që prej se kemi hyrë në fazën e dytë të përhapjes së virusit.