14:50 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri u importuan 8.750 automjete të vjetra më pak

Importi i automjeteve të vjetra në Shqipëri ka vijuar trendin rënës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) janë importuar 8 750 mjete të vjetra më pak gjatë periudhës 2019-2020.

“Ulet importi i mjeteve të vjetra. 13 194 mjete më pak regjistruar për herë të parë dhe 8 750 të regjistruara me vit prodhimi mbi 2009 / Euro 4”, bën të ditur DPSHTRR-ja.

Po ashtu, u regjistruan për herë të parë 361 automjete elektrike.

DPSHTRR thekson se ka zbritur tarifat për regjistrimin e mjeteve elektrike green, duke i kursyer qytetarëve në total 7.500 lekë.