09:29 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në shtator takimi i radhës në mes të liderëve të dy Koreve

Liderët e Koresë Veriore dhe asaj Jugore do të mbajnë një takim të dytë në Phenian në muajin shtator.

Kjo u bë e ditur nga Ministria për Bashkim e Koresë Jugore, raporton CNN.

Presidenti i Koresë Jugore Moon Jae-in dhe lideri i Koresë Veriore Kim Jon-un ishin takuar për herë të parë në muajin prill, kur nënshkruan një deklaratë përmes së cilës zotohen për marrëdhënie të mira dhe përpjekje për të përfunduar luftën koreane.

Samiti i radhës do të jetë i treti në mes të dy liderëve brenda këtij viti, pas takimi të dytë në maj që u mbajt në zonën e çarmatosur, që ndan dy Koretë.