23:20 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / AR

Në shtëpinë e BBVK futet djali i Cimës, Artan Thaqi dhe aktorja Arta Selimi

Aktori Artan Thaqi, i njohur edhe si djali i legjendës së ndjerë të humorit kosovar, Rasim Thaqi – Cima, bashkë me aktoren Arta Selimi, e njohur për rolin e saj tek seriali “Tre gjermanët e trashë” janë banorët e radhës që futen në garën për çmimin e madh prej 200.000 eurosh në spektaklin Big Brother VIP Kosova.

Dyshen, Thaqi e Selimi i ndajnë pak çaste nga hyrja në shtëpinë më të famshme të momentit, Big Brother VIP Kosova.