13:57 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në shtëpinë e futbollistit të Interit është i ndaluar përdorimi i emrit të Ronaldos

Rivaliteti mes Juventusit dhe Interit është ndër më të mëdhenjtë në Itali.

Këtë gjë e konfirmon edhe kjo se në shtëpinë e futbollistit të Interit Borja Valero është i ndaluar përdorimi i emrit të Cristiano Ronaldos, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar gruaja e Valeros në një intervistë për mediat italiane. Ajo u pyet rreth futbollistit portugez, ndërsa ajo u përgjigj duke u buzëqeshur: “Kush?”.

“Ai emër është i ndaluar në shtëpinë tonë. Kur ai e la Real Madridin, djali ynë Alvaro na ndaloi që të përmendnim atë. Ai ishte idoli i tij.”, u shprehë ajo.

Ronaldo u transferua në Juventus këtë verë duke shokuar botën e futbollit./Indeksonline/