09:38 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

31 persona po trajtohen me Covid-19, në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen 31 pacientë pozitivë me Covid-19.

Sipas raportit 24- orësh nga ekipi kujdestar janë të shtruar 42 pacientë. Nga ta: janë 31 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 ,kurse 8 janë me oksigjenoterapi kohë pas kohe. Ndërsa, në pritje të rezultati të testit janë 11 pacientë

Nga ky spital kanë bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat e reja për të ruajtur shëndetin publik./IndeksOnline/