14:25 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zhvillohen 2 ndeshje të njëjtën ditë, në stadiumin e Superligës

Skuadrat e Superligës së Kosovës ende po përballën me mungesën e fushave dhe stadiumeve ndihmëse, ku grupmoshat e reja mund të luajnë ndeshjet dhe mund të zhvillohen stërvitjet.

Në stadiumin e Suharekës gjatë ditës së sotme zhvillohen dy ndeshje, shkruan Indeksonline.

Fillimisht nga ora 10:00 kanë luajtur juniorët e Ballkanit kundër Trepçës, ku vendësit fituan 2-0.

Ndërsa nga ora 14:30, Ballkani është nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e Superligës. /IndeksOnline/