17:06 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në Suharekë po bëhet Sheshi i Qytetit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një videoje në profilin e tij në Facebook, njoftoi se po bëhet Sheshi i Qytetit.

Ai e prezantoi projektin për këtë shesh, projekt ndër më të mëdhenjtë që është bërë në këtë qytet, me vlerë deri në katër milionë euro, shkruan Indeksonline.

“Ky shesh do të shërbejë për të gjitha gjeneratat”, tha Bali Muharremaj.

Muharremaj u kërkon falje qytetarëve pasi që do të ketë pengesa në komunikacion./Indeksonline/