18:19 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në takimin e liderëve të BE-së diskutohet edhe për dialogun

Njëra nga temat për të cilën do të diskutojnë udhëheqësit e BE-së në ditën e parë të samitit të 13 dhjetorit në Bruksel, do të jetë edhe ajo për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Shefat e shteteve dhe qeverive të BE në ditën e parë të samitit në Bruksel do të shqyrtojnë, me kërkesë të Qipros, bllokadën e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Tanjug duke iu referuar burimeve nga Këshilli Evropian.