21:49 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në të kuqe, Rita Ora sfilon për markën e njohur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora njihet për këngët e saj që kthehen në hite dhe dëgjohen gjithandej nëpër botë, duke zënë vende të rëndësishme në top listat më të njohura, shkruan Indeksonline.

Ajo përpos që gëzon një respekt të madh për muzikën që bën, ajo gëzon admirim edhe për dukjen dhe stilin që ka, e që vazhdimisht e paraqet tek publiku.

Në paraqitjen e saj të fundit, ajo është shfaqur e veshur me komplete të kuqe që i shkonin shumë asaj, gjatë një promovimi të markës “Escada” në Moskë.

Ajo u shpreh se është mjaft e lumtur që ka qenë pjesë e promovimit të dyqanit që u hap në Moskë, e që shet produktet e kësaj marke të veshjeve që për imazh kanë zgjedhur Ritën. /Indeksonline/