Në turne e goditi shuplakë, në televizion tregon dashurinë/ Trajneri kosovar pas skandalit: E jap jetën për vajzën!
Trajneri kosovar, Valmir Fetiu është paraqitur në emisionin “Sports Shoë” në Klan Kosova, bashkë me vajzën e tij, Valina Fetiun, të cilën e ka goditur me shuplakë pas humbjes nga serbja, Nina Saviq në Kampionatin Evropian të Taekwondos që po mbahet në Tiranë.
Ashtu siç tha për Klankosova.tv, Fetiu u shpreh se goditja ka qenë vetëm për ta orientuar pasi ishte shumë e mërzitur pas humbjes.
“E jap jetën për një thua të saj”, tha trajneri kosovar i cili më pas përqafoi dhe puthi të bijën e tij.
Ndiqni më poshtë videon dhe deklaratën e plotë: