13:42 / E Enjte, 04 Janar 2024 / L K

Në Turqi nis një kampanjë ndryshe për të ndaluar aksidentet në komunikacion (Foto)

Në qytetin Erzurum të Turqisë ka nisur një kampanjë e veçantë për të parandaluar aksidentet në trafik.

Automjetet e dëmtuara nga aksidentet janë vendosur në anë të rrugëve.

Vetura të dëmtuara javëve të fundit janë vendosur në autostradën e Erzurumit në Turqi.

Numri i aksidenteve në këtë qytet dhe në përgjithësi në Turqi vitin e kaluar ka qenë tejet i madh./Indeksonline/