07:10 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Në Universitetin e Gjilanit mbahet provimi pranues për studentë të rinj

Sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, do të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin plotësues, për vitin akademik 2018-2019 të studimeve themelore – bachelor do të pranojë 666 studentë të rregullt.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 24.09.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në web-faqen e universitetit.