19:12 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në UP vazhdon tregtia me diploma (Video)

Nga 150 e deri në 250 euro shkojnë çmimet për një temë dipome të nivelit Bachelor.

Nga 150 e deri në 250 euro janë çmimet që individ të caktuar i kanë caktuar për të shitur një temë diplome, të cfarëdo drejtimi në nivelin Bachelor, thonë në organizatën “Çohu”.

Këto të dhëna organizata i ka nxjerr pas një hulumtimi të bërë.

Në Rektoratin e UP-së shprehen se nuk kanë qenë në dijeni për një dukuri të tillë, por thonë se rektori Marjan Dema “ka marrë masa ndaj kësaj çështjeje”.

Shqetësuese këtë dukuri e shohin sidomos njohësit e çështjeve të arsimit.