09:06 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / C E

Në vend të Alexander Arnoldit, Anglia e fton bashkëlojtarin e Zeqirit

Qendërmbrojtësi i Brightonit, Ben White do të zëvendësoj Trent Alexander-Arnold te skuadra e kombëtares së Anglisë.

23 vjeçari është zgjedhur nga Southgate për Euro 2020 pasi që mbrojtësi i Liverpoolit pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Austrisë.

White luajti 90 minuta në ndeshjen miqësore ndaj Rumanisë, ku edhe e ndihmoi ekipin të mos pësonte një gol të pastër.

Kjo si duket i ka mjaftuar trajnerit për tu bindur se lojtari i Brighton është i duhuri për Kampionatin Europian. /IndeksOnline/