19:36 / E Diele, 24 Maj 2020

Në vend të festës, kjo shkollë në Klinë krijon momente të paharruara përmes një videoje

Ka më shumë se dy muaj prej kur qytetarët e vendit tonë, ashtu si edhe në pjesën më të madhe të botës po vazhdojnë të përballen me pandeminë COVID19, një virus ky i ri dhe ende i panjohur.

Pavarësisht se më 18 të këtij muaji nisi edhe Faza e 2-të lehtësuse për parandalimin ndaj koronavirusit, ku u rihapën edhe shumë biznese, shkollat ende vazhdojnë të jenë të mbyllura. Megjithatë mësimi po praktikohet përmes metodës online.

Për shkak të rrethanave shkolla “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, s’ka mundur që ta festoi 46-të vjetorin e themelimit, por ata s’kanë mundur ta tejkalojnë këtë datë të rëndësishme.

Përmes një videoje të shkurtër, kjo shkollë, kanë krijuar disa momente mjaftë të veçanta, një kujtim ky emocionues dhe që do të mbetet përherë pjesë e arkivës së kësaj shkolle.

Kjo është video:

Mos i humb