22:28 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Neglizhenca e KEDS-it për të rregulluar shtyllën elektrike, shikoni si shpërthen ajo mbi një kalimtar në Prishtinë

Të shpeshta janë rastet kur qytetarët anembanë Kosovës ankohen për shtyllat elektrike që shumë herë rrezikojnë jetën e tyre.

Një rast i ngjashëm së fundi ndodhi në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Për fat të mirë një kalimtar sonte ka arritur të shpëtojë nga ‘shpërthimi’ që pati një shtyllë elektrike në këtë rrugë,  si pasojë e neglizhencës disa ditore të KEDS-it, për t’u marrë me të, shkruan Indeksonline.

Edhe pse një qytetar kishte lajmëruar KEDS-in që të dalin në vendngjarje një javë më parë kjo gjë nuk u bë.

Pasi një kalimtar rasti u përball me këtë shtyllë elektrike, sonte falë angazhimit të Policisë së Kosovës, ekipet e KEDS-it dolën në vend të ngjarjes duke u marrë me pas me rregullimin e kësaj shtylle elektrike./Indeksonline/