Nehat Thaçi nis punën, Tahiri kërkon përkushtimin e tij maksimal (Foto)
Ditë më parë Indeksonline ka raportuar se Drejtori i ri i Shërbimeve Korrektuese të Kosovës, Nehat Thaçi do të fillojë punën këtë të enjte.
Kësisoj edhe u bë. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar sot Thaçin, të cili edhe i ka uruar mirëseardhje duke i ofruar mbështetje të plotë, transmeton Indeksonline.
Tahiri ka thënë poashtu se ka kërkuar përkushtim maksimal nga Thaçi, pasi që sipas tij është teje te rëndësishme që Shërbimi Korrektues dhe komponentët e tij, të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me standardet dhe normat evropiane.
Ky është postimi i plotë:
Fuqizimi i institucioneve korrektuese mbetet prioritet dhe objektivë strategjike e punës time si ministër i Drejtësisë. Sot i dëshirova mirëseardhje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë drejtorit të ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, si dhe kërkova përkushtimin e tij maksimal, pasi që është tejet e rëndësishme që Shërbimi Korrektues dhe komponentët e tij, të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me standardet dhe normat evropiane. Tashmë këtij Shërbimi, do t’i qasemi me një logjikë progresive që përveç aspektit të sigurisë, do përfshijë edhe materializimin e plotë të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së personave në vuajtje të dënimit.