10:01 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nën kërcënimin e thikës ia grabitë pakon me cigare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një ankues nga Prishtina ka raportuar se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur një pako me cigare.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 20 e 15 minuta në qendër të kryeqytetit.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/