16:21 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

Nën masa të rrepta sigurie, ministri Krasniqi arrin në Zveçan

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sapo ka arritur në Zveçan.

Nën masa të rrepta sigurie, ministri Krasniqi ka arritur në objektin e komunës aty ku po qëndron kryetari Ilir Peci.

Forca elitare të policisë speciale të Kosovës përcollën futjen e ministrit Krasniqi brenda objektit të komunës në Zveçan./Indeksonline/