Nën ndikim të alkoolit, babai kërcënon me thikë vajzën e mitur
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kërcënuar me thikë vajzën e tij të mitur në Zheger të Gjilanit.
Pas arrestimit të dyshuarit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit (2.8 promil).
Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshua aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë./Indeksonline/