09:12 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nën tingujt e tallavasë, Danush Ademi ka një mesazh të ashpër për rivalët e tij

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Danush Ademi, ka përdorur gjuhë të vrazhdë ndaj disa personave

Në një video të publikuar nga vet ai në profilin e tij në Facebook, nën tingujt e muzikës, Ademi dëgjohet teksa thotë se ka një mesazh për qentë që përgojojnë ndaj tij.

“Ky është një mesazh për ata që po hyjnë në Facebook e na nuk e kemi gajle për ta. Ky është një mesazh që ne punojmë e veprojmë e për ata ‘kukavsat’ që na përgojojnë nuk i llogarisim as sa një qen”, ka thënë Ademi.

Për simpatizantët e partisë së tij, Partia Demokratike e Ashaklive te Kosoves, thotë se ka fjalë të mira dhe u uron suksese.