15:20 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / AR

Nëna e dëshmorit tash e dy dekada, çdo javë viziton Muzeun e Qytetit në Malishevë

Nëna e dëshmorit të kombit, Milaim Bajrami, nga fshati Panorc i Komunës së Malishevës, tash e dy dekada çdo të enjte të javës viziton muzeun “Jahir Mazreku”, ku i nderon të gjithë dëshmorët e kombit, në mesin e të cilëve është edhe djali i saj, Milaim Bajrami, të cilët janë në portrete të lirisë, të punuar në piktuara nga artisti Agron Kastrati.

”Hapat dhe shikimi i nënlokës përballë dëshmorëve të lirisë së Kosovës, komunikonte pa fjalë por me lot dhe dhembjen krenare, për të tashmen që po përballet shteti i Kosovës dhe të nesërmen e tij me përplotë vështirësi, por i sigurt do të jetë realizimi i porosisë së dëshmorëve sepse ata Kosovës ia falën jetën dhe gjakun”.

Vizita përfundoi nga nënlokja e dëshmorit, Milaim Bajrami, që e gjatë do të jetë e enjtja e ardhshme që të çmallet me të dhe dëshmorët e atdheut që përherë na rikujtojnë historinë dhe lavdinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.