Nëna e femrave Kardashian: Jam shumë krenare me vajzat e mija (Foto)
Nuk kanë munguar urimet në festën e 8 Marsit!
Edhe familja e famshme Kardashian e ka festuar këtë ditë, ndërsa është kryefamiljarja Kris Jenner, ajo që përmes llogarisë së saj Instagram, ka uruar vajzat e saj me fjalë tejet emocionuese, shkruan Indeksonline.
Ky është urimi i plotë i Kris:
“Unë jam shumë krenare me vajzat e mija, me zemrat e tyre dhe çfarë nënash të mrekullueshme janë ato, me punën e tyre, etikën, dhe me atë se çfarë bëjnë ato çdo ditë.. ato ndajnë, japin përsëri, kujdesen.. ato janë shoqet e mija më të mira, engjëjt e mi! Faleminderit që më bëni të ndjehem mirë çdo ditë, në çdo moment që ndajmë.. ju me dhuruat jetë dhe unë ju dua (sigurisht që të dua dhe ty Rob njësoj, por sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas”.