14:49 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Nëna e Lukakut nuk përmbahet nga gëzimi kur e takon Messin

Vizita e Messit në “Old Trafford” kishte shumë episode, madje edhe një moment që përfshin nënën e Romelo Lukakut.

Nëse e përmbledhim me një fjali, përkundër përfshirjes në autogolin e Luke Shaw, kjo nuk ishte nata më e mirë e Messit.

Pas ndeshjes, nëna e sulmuesit të Manchester United, Romeo Lukaku, ishte absolutisht e emocionuar për ta takuar argjentinasin.

“Oh, Messi, Messi!” dëgjohet duke thënë ajo gjersa e përqafon në tunel yllin argjentinas.

Është e qartë se asaj i humbën ndjenjat për humbjen e United ndaj Barcelonës. Reagimi i Messit është poashtu fantastik. /IndeksOnline/