14:07 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nëna e Ramush Haradinaj shtrihet në spital (Foto)  

Nëna e kryeministrit Ramush Haradinaj është shtrirë në spital.

Haradinaj ka bërë me dije se ajo po kurohet nga një personel mjekësor të sanatoriumit të Tiranës, transmeton Indeksonline.

Ai ka bërë me dije se nëna Rukë ka pas një ndërhyrje kirurgjike, por që e ka përballuar me sukses.

“Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Ajo bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!

RH”, ka njoftuar Haradinaj. /Indeksonline/