16:14 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nëna e Rita Orës krenare me vajzën e saj: Rita e do popullin e vet (Foto)

Jo vetëm ne, por edhe nëna e Rita Orës, Vera është ndjerë krenare me perfomancën e vajzës së saj në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku në sheshin kryesor në kryeqytet u mblodhën 300 mijë qytetarë, shkruan Indeksonline.


Vera ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Instagram ku shihet sheshi i stërmbushur me njerëz ndërsa ka shkruar:

Dashuria nuk ka kufinj, Kosova e do Ritën dhe Rita e do popullin e saj! E pamë këtë. Ndjehem nënë krenare!

Ndryshe edhe prindërit e motra e Ritës ishin mbrëmë në kryeqytet./Indeksonline/