11:04 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nëna e Rita Orës si vajzë e re, ekspozon format trupore

Vera Sahatçiu ‘Ora’, së bashku me burrin e saj Besnikun po i kalojnë pushimet duke shijuar çdo moment, këtë e kanë shfaqur vazhdimisht edhe nëpërmjet Instagramit, shkruan Indeksonline.

Edhe pse ka mbi 50 vite mbi supe, nëna e yllit shqiptar Rita Ora, Vera duket se nuk po u’a lëshon rrugën vajzave të reja.

Ajo është shfaqur pa hezituar në bikini ku ka treguar linjat e saja trupore në formën më të mirë.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që ajo ‘provokon’ me dukjen. /Indeksonline/