12:14 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nëna e Selenës bëhet për spital pasi kuptoi se ajo u lidh përsëri me Justin Bieber (Foto)

Selena Gomez i është rikthyer dashurisë së parë, Justin Bieber.

Kjo nuk ka kaluar mirë në familjen e saj. Nëna e saj është nervozuar shumë kur ka kuptuar se rikthimi i tyre është serioz, aq sa u desh të dërgohej në spital. Burime brenda policisë treguan se pjesëtarë të policisë shkuan ta kontrollonin gjendjen e Mandy Teefey pas kërkesës së një anëtari të familjes.

Burime me njohuri për ngjarjen kanë treguar për TMZ se Mandy e Selena kishin një diskutim të nxehtë për ribashkimin e kësaj të fundit me Justin Bieber.

Kjo ndodhi pasi Mandy kuptoi se lidhja është më serioze sesa ajo ka menduar. Në përgjithësi e tëra familja e Selenës është kundër Justin-it, e disa kanë thënë se kurrë nuk do ta falin për atë që i ka bërë Selenës vite më parë.