22:10 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nëna e vret djalin e saj pasi që ia theu TV

Një fëmijë një vjeçar është torturuar për vdekje nga nëna e tij pasi që kishte dëmtuar një TV.

Ngjarja tronditëse ndodhi në Detroit të ShBA-ve, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Rhiona Nichols, 20 vjeçare kishte thënë se kishte tundur djaloshin 1 vjeç, Viston të enjten e shkuar.

Mirëpo djaloshi ishte dërguar në spital me kafkën e thyer, brinjët e thyer dhe legen të thyer.

Të afërm të Viston kanë thënë se Nichols e kishte sulmuar një vjeçarin pasi që ai kishte tërhequr një TV  nga tavolina dhe për pasojë ishte thyer.

Viston vdiq të shtunën ndërsa Nichols akuzohet për vrasje dhe abuzim të fëmiut./Indeksonline/