16:24 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nëna guximtare me foshnjën në krahë “lufton” me hajnat e armtosur që tentojnë të futen në shtëpinë e saj

Kamerat e sigurisë në një shtëpi regjistruan momentin kur një nënë me foshnjën e saj në krahë, përpiqet të ndalojë njerëzit të cilët me armë tentojnë të hyjnë në shtëpinë e saj.

Në një moment, shihet teksa nëna mundohet të mbyll portën, përderisa vjedhësit e armatosur gjuajnë në ajër.

Ngjarja ndodhi kur gruaja nga Afrika e Jugut ishte duke përshëndetur mysafirët kur pa që hajnat tentuan të hyjnë nga porta.

Ajo me shpejtësi vrapon për të mbyllur portën përderisa hajnat me armë fillojnë të shtien.

Edhe pse rrezikoi shumë veten dhe foshnjën ajo po konsiderohet si mjaft e guximshme./Indeksonline/