14:30 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Nëna i nxori sytë vajzës së vet 5 vjeçe dhe i preu gjuhën, sepse besonte se djalli e ka pushtuar fëmijën

Ajo i nxori sytë dhe gjuhën dhe u përpoq t’i hante.

Autoritetet e Brazilit janë duke hetuar vrasjen e 5 vjeçes, së cilës nëna e vetë i nxori sytë dhe i preu gjuhën para se ta përtypte.

Josimare Gomes është arrestuar në shtëpinë e saj të dielën dhe ajo më pas pranoi të vetëvrarë të bijën Brenda da Silva, sepse ajo besonte se vajza e vet ishte e pushuar nga djalli.

Policia tha se Marinho de Silva telefonoi policinë për ndihmë në 4 pasdite, pasi vajza e tij 30 vjeçe ishte mbyllur në tualet me mbesën e tij 5-vjeçare dhe po refuzonte të hapte derën.

Familja u shqetësua shumë kur pa gjak të përzier me ujë teksa dilte nga tubat pas shtëpisë së tyre. Më pas Marinho e theu derën dhe gjeti Josimare me gërshërë në dorë, teksa brenda ishte e shtrirë në tokë pa sy dhe gjuhë.

Në arritje në vendngjarje, policia e gjëti Josimaren me një kryq pranë kufomës së vajzës së vetë dhe e arrestuan.

Hetimi ka treguar se vajza kishte qenë gjallë gjatë kohës kur nëna i nxori sytë dhe i preu gjuhën dhe se ajo ka vdekur nga plagët e shumta që i ka shkaktuar nëna e vetë me gërshërë.

Ajo i tha policisë se vajza e saj është akoma gjallë dhe ajo kishte vrarë vetëm djallin brenda trupit të vajzës së vetë.

Vrasësja është e ditur të ketë pasur probleme mendore dhe besohet të ketë kryer krimin gjatë një episode psikotike.