13:06 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nëna që duket dy dekada më e re, trondit përdoruesit e Tik-Tok-ut, duke zbuluar moshën e saj

Një nënë e dy fëmijëve, ka treguar që disa përdorues të Tik-Tok-ut i kërkuan t’ia shikonin certifikatën e lindjes, pasi ajo zbuloi moshën e saj në një video e cila u bë virale.

Gail Murray-Gonzalesi, nga New Yorku ëhtë 46 vjeçe, por duket sikur është në të 20-tat apo 30-tat më së shumti.

Duke folur për FEMAIL-in, Gaili tha se ajo ka një rutinë për lëkuren, përfshirë heqjen e make-up-it para gjumit, por mendon se sekreti i paraqitjes së saj rinore qëndron në gjenet e saj.

“Unë dukem si nëna ime. Ajo është 71 vjeçe, por duket sikur i ka 60”, u shpreh ajo.

Përdoruesit e Tik-Tok-ut nuk besuan për moshën e saj reale, kështu kërkuan që ajo të tregojë certifikatën e saj të lindjes./Indeksonline/

@simplygailg

Shocks people every time but I’m grown. ? ##over40 ##blackdontcrack ##melaninmagic ##blackgirlmagic ##fyp ##summerlooks ##over30

♬ Back Up – DeJ Loaf
Nëna e dy fëmijëve u jep frymëzim veshjeve 76,000 ndjekësve të saj në Instagram
Gail, në foto në Instagram, shpjegoi që paraqitja e saj u bë më e vërejtur kur hyri në të 40-tat sepse është dekada që shumë gra vërejnë shenja dramatike të plakjes