19:00 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Nëna që prodhon mijëra litra qumësht dhe i shet tek burrat, ja pse! (Foto)

Një nënë ka arritur të fitojë mijëra ‘Paund’ nga shitja e qumështit të saj të gjirit me kërkesa nga meshkuj  të cilët ushtrojnë e që ndryshe njihen si (Bodybilders).

Rafaela Lamprou nga Qipro ka lindur djalin e saj Anjelo, shtatë muaj më parë-por arriti shumë pasi prodhonte një sasi të tepërt të qumështit ë gjirit, transmeton Indeksonline.

Ajo tha që ishte shumë dhe se nuk dinte as çfarë të bënte me të.

Nëna 24 vjeçare njëherë filli të dhuronte qumësht për gratë që po luftonin për të prodhuar qumështin e tyre-derisa burrat filluan t’i afroheshin Lamprout për qumështin e saj.

“Fillova të merrja kërkesa nga burrat. Burra të cilët ishin të interesuar të ndërtonin trupin e tyre dhe masës së muskujve”, ka shtuar ajo.

Pasi e kuptoi se kishte një treg mjaft të mah të  burrave që kërkonin qumështin e gjirit, Lamprou vendosi të fillonte shitjen e dy litrave të qumështit që po prodhonte në ditë.

Deri më tani ka dërguar mbi 500 litra qumësht gjiri tek të huajt.

Ajo tha: “Unë nuk kam asnjë ide se çfarë bëjnë ata, por ata më thonë se e konsumojnë.”

Dijetari sportiv Brian St Pierre tha për ‘bodybuilders’  se ata e konsumojnë qumështin e gjirit, sepse është “tepër kalorik dhe ka lëndë ushqyese të dendura”./Indeksonline/