22:34 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nëna tentoi ta vriste fëmijën 6-vjeçar – aryset të tmerrshme

Dazshea Watkins, 25- vjeçare akuzohet për 32 akuza duke përfshirë tentativë vrasjen, sulmin dhe rrezikimin e fëmijëve.

Nëna shtatzënë konsiderohet është e “mendërisht e sëmurë” pasi që e ka regjistruar një video, duke tentuar ta privonte nga jeta djalin e saj.

Këtë video ajo ia ka dërguar babait të fëmijës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.

Ajo akuzohet se ka regjistruar veten e saj, duke mbajtur djalin e saj për qafe nën ujë, derisa djaloshi shqelmon dhe përpiqet të shpëtojë nga mbytja.

Babai i djaloshit me të parë videon ka vrapuar shpejt në shtëpi për të parë djaloshin, ndërsa Watkins u kishte thënë shërbimeve sociale se ndihej e frustruar dhe e vetmuar.

Ajo, po ashtu akuzohet edhe për goditjen e djaloshit të saj në kokë dhe ushtrim të dhunës në forma të ndryshme.

Para autoriteteve gjyqësore Watkins ishte deklaruar e pafajshme, megjithëse gjykata e kishte liruar nga disa pika të aktakuzës, por jo nga shumica, derisa në fund ajo është liruar pas pagesës së kaucionit prej 10 mijë dollarësh./Indeksonline/