16:44 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nënat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni pas lindjes, nëse ato kanë një foshnje djalë

Nënat që lindin djem kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni pas lindjes, ka gjetur një studim i ri.

Rreziku i tyre për t’u diagnostifikuar me depresion pas lindjes është deri në 79 për qind më i lartë nëse nënat kanë një djalë e jo vajzë.

Shkaku nuk është zhgënjimi që kanë një djalë- por është më shumë shkencore- thonë studiuesit.

Ekipi i Universitetit të Kent thotë se djemtë ndikojnë në rritje të nivelit të inflamacionit në sistemin imunitar të nënave, gjë që mendohet të ndryshojë balancat kimike në tru.

I njëjti hulumtim gjithashtu ka gjetur që gratë që kanë ndërlikime gjatë lindjes së fëmijëve së tyre kanë gjasa deri në tre herë më shumë të kenë depresionin postnatal.

Depresioni është i zakonshme dhe ndikon më shumë se një në çdo 10 gra pas lindjes, duke shkaktuar ndjenja të trishtimit, lodhjes dhe lidhjes me vështirësi./Indeksonline/